Futbollisti i Malishevës, Mevlan Zeka ka bërë një reagim të ashpër në profilin e tij në “Facebook”, i drejtuar FFK-së, pas ceremonisë së “Laureatëve të Vitit 2025”.
Këtë të diel, në këtë ceremoni të organizuar nga FFK-ja janë ndarë disa çmime kryesore në futbollin e Kosovës.
Ndër ta ishte edhe çmimi si “Golashënuesi më i mirë” që shkoi për Valentin Sereben e Ballkanit.
Serebe ka shënuar 15 gola përgjatë tërë vitit 2025.
Pas mbajtjes së kësaj ceremonie ka pasuar edhe reagimi i ashpër i Mevlan Zekës.
Zeka ka thënë se ai nuk e kupton faktin pse nuk e ka fituar këtë çmim, edhe pse i kishte 22 gola të shënuar sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës.
Atij nuk i pëlqen fakti se çmimi është dhënë për golat në një vit kalendarik dhe jo për një sezon të vetëm.
Shkrimi i tij i plotë:
“Sonte u mbajt ceremonia e laureatëve të vitit, dhe pavarësisht që jam golashënues i sezonit 2024/2025
22 Gola në 35 ndeshje
2974 minuta
3 gola në Kupën e Kosovës
2 asistime
nuk mora çmimin “Kepuca e Artë” si golashënues i sezonit. Nuk është ankesa, por një reflektim i ndjesisë që vjen nga puna dhe sakrifica që dhashë gjatë gjithë sezonit 2024/2025 dhe pikërisht ne qershor të vitit 2025 edhe Zyrtarisht jam golashenuesi më i mirë i Superligës ndërsa tani kemi vetem një listë të golashënuesve qe mund të ndryshoj deri më perfundimin sezonit 2025/2026 zyrtarisht .
Vetëm për të kuptuar më mirë: golashënuesi i vitit kalendarik i përket dy sezoneve të ndryshme, dhe kjo nuk ndodh askund tjetër në botë që të vlerësohet një golashënues i Superligës me dy sezone të ndryshme — thjesht një fakt i veçantë.
E ndaj këtë si fitues moral, me të gjithë ata që më përkasin, duke mos i harruar kurrë.
Respekt maksimal për të gjithë lojtarët që janë vlerësuar, për skuadrat, tifozëritë dhe sukseset e tyre.
Faleminderit trajnerëve, bashkëlojtarëve, familjes dhe mbi të gjitha Zotit, për shëndetin dhe forcën që më mundësoi të jap gjithçka në fushë.
Ju uroj të gjithëve qe vitii 2026 të keni shëndet, begati dhe të gjitha të mirat e Zotit në familjet tuaja
Shihemi në sezonin pranveror — edhe më i fortë se kurrë. Me Rrespekt Mevlan Zeka”, shkruan Zeka.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën