Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, ku në prani të tij është realizuar testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore të Policisë së Kosovës.
Kurti ka ndarë pamje nga ky testim në llogarinë e tij në Facebook, duke publikuar një video nga demonstrimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore përmes njësive të dronëve dhe antidronëve, shkruan Arbresh.info.
Ai ka theksuar se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, ku njësitë dron dhe antidron përbëjnë komponentë kyç të saj.
“Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç. Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës. Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...