Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik nga Qendra Integruese Rehabilituese e Shtimes ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes së saj shëndetësore.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se pacientja është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, ku ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.
“Shtime / 20.12.2025 – 08:36. Nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronik psikiatrik është raportuar një paciente f/k i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKMF Shtime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, njofton PK.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...