Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 42 aksidente me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.
Policia po ashtu ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1454 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 6 i ka dërguar në mbajtje.

Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë