Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar arrestimin e një të dyshuari për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit.
Sveçla ka bërë me dije se arrestimi i një ish-pjesëtari të MUP-it të Serbisë erdhi si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe AKI-së, transmeton IndeksOnline.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi” deklaroi Sveçla.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Në kuadër të hetimeve intensive që po kryhen lidhur me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor 2025 nga strukturat e sigurisë së Serbisë, sot, në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, i cili ishte integruar në PK sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje, V.M.
Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi.
V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Herët a vonë, para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës për këtë rast dhe rastet e tjera, të cilët janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë, përkatësisht strehohen atje dhe shfrytëzohen nga pushteti për qëllime politike dhe të sigurisë.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë