Në Banjë të Istogut është raportuar se në shtëpinë e shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një plumb.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion.
I njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“Banje, Istog 19.12.2025, 10:10. Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një predhë (plumb). Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...