Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, sot është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim, armëmbajtje pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
“Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Sipas PSRK-së, të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat ndalohen për 48 orë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
– rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme,
– armë,
– bizhuteri,
– dokumente të ndryshme,
-pajisje elektronike.
“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...