Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet për disa viktima

20:21 | 18 Dhjetor 2025
R J

Një tragjedi ajrore goditi SHBA-të, ku një avion u rrëzua në aeroportin e Karolinës së Veriut.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, kur një aeroplan i vogël Cessna C550 u rrëzua gjatë uljes, duke vrarë disa persona, sipas mediave lokale.

Sipas WBTV, aeroplani u rrëzua në Aeroportin Rajonal të Statesville rreth orës 10:15 të mëngjesit sipas kohës lokale. Përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe raportet fillestare tregojnë se në bord kishte gjashtë persona.

Zyrtarisht, numri i saktë i personave në bord dhe numri i viktimave nuk janë sqaruar ende.

Imazhet e publikuara nga aeroporti tregojnë avionin të përfshirë nga flakët menjëherë pas rrëzimit. Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, ndërsa ka nisur një hetim për shkaqet e rrëzimit.

Aeroporti Rajonal i Statesville ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryqëzimi i autostradave I-77 dhe I-40, rreth 10 minuta me makinë nga qendra e qytetit dhe 64 kilometra nga Charlotte.