Me votim unanim, Fiona Papajorgji është zgjedhur sot në krye të Gjykatës Kushtetuese, duke marrë detyrën që më parë mbante Holta Zaçaj.
Papajorgji do ta drejtojë Gjykatën Kushtetuese për një mandat 3‑vjeçar, ashtu siç parashikohet nga ligji për organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni.
Ajo ishte e vetmja kandidate në garë dhe mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të trupës gjykuese.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese“, thuhet në njoftimin zyrtar.
/rtsh.al/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira