Sot, në një konferencë për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, denoncuan, sipas tyre, një nga skandalet më të rënda të kësaj qeverie afera ‘WhatsApp’.
LDK ngriti alarmin se shteti i Kosovës po qeveriset nga grupe private në ‘WhatsApp’, ku punësimet, bordet dhe vendimet publike ndahen mes militantëve partiakë, ndërsa rinia e ndershme dhe profesionistët e kualifikuar përjashtohen.
“Shefi politik i kësaj strukture dhe përgjegjësi kryesor për këtë skemë është ish-kryeministri Albin Kurti, nën dijeninë dhe mbikëqyrjen e të cilit ka funksionuar kjo formë e kapjes së shtetit. Ndërsa Dejona Mihaili ka vepruar si kapo operative e një strukture parapolitike, pa asnjë funksion zyrtar e shtetëror”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Mesazhi i VV-së për rininë është brutal: nëse nuk je militant, nuk ke shans”, u tha në konferencë, duke theksuar se kjo qeveri ka shndërruar institucionet në degë partie dhe shtetin në pronë private.
Berat Rukiqi theksoi se afera ‘WhatsApp’ është kapje e hapur e shtetit, me ndërmarrje publike nën kontroll partiak, borde të dirigjuara, ushtrues detyre për interesa politike dhe pasoja të rënda për qytetarët – nga faturat e energjisë deri te humbja e besimit në shtet.
“LDK kërkon hetim të menjëhershëm, transparencë të plotë dhe çlirimin e shtetit nga qeverisja e WhatsApp-it. Kosova meriton shtet ligjor, meritë dhe shpresë, jo pazare, militantë dhe errësirë. Shpresën do të ia rikthejmë vendit me 28 dhjetor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...