Një 13-vjeçar është lënduar nga mjetet piroteknike pasditen e së mërkurës në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, derisa patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor.
“Më datë 17.12.2025, rreth orës 16:50, policia ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili, sipas mjekëve, kishte pësuar lëndime në duar nga mjete piroteknike. Pas trajtimit fillestar, fëmija është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor”, tha Veseli.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”, shtoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...