Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Skenderaj i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri mbrëmjen e së martës.
Në njoftim thuhet se janë kryer bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm, shkruan Arbresh.info
“Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj. Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...