Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 2021–2025 janë investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame.
Sipas Kurtit, aktualisht vazhdojnë punimet e restaurimit në disa xhami: Xhamia Mulla Vesel Guta në Ferizaj (1.5 milionë euro), Xhamia Sudi Efendi në Prishtinë (600 mijë euro), Xhamia e Çokut në Junik (500 mijë euro) dhe Xhamia e Burojës në Skenderaj (400 mijë euro).
Ai bëri të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.
“Aktualisht, punimet e restaurimit po vazhdojnë në Xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, për të cilën kemi ndarë 1.5 milionë euro; në Xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë, me investim 600 mijë euro; në Xhaminë e Çokut në Junik, 500 mijë euro; dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për restaurimin e së cilës kemi ndarë 400 mijë euro. Së shpejti do të nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren. Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...