Ish-kapiteni i Bashkimit, Altin Morina tashmë i është bashkuar edhe zyrtarisht Sigal Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kryeqytetas, shkruan Arbresh.info.
Morina i cili ishte pjesë e Bashkimit dy sezonet e fundit, u largua nga klubi këtë gjysmësezon.
Për Morinën, Prishtina nuk është ambient i panjohur pasi edhe më parë ka djersitur fanellën bardhekaltër.
Në karrierën e tij, basketbollisti kosovar ka luajtur gjithashtu për Rahovecin dhe Golden Eagle Yllin, duke qenë një nga lojtarët me përvojë në Superligën e Kosovës./Arbresh.info
KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve
Fitore e madhe e Ballkanit ndaj Drenices, Ferizaj mposhtet d...
Arrestohet personi që dyshohet se po kultivonte kanabis në M...
Trump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve: Pilotët panë gj...
Kobbie Mainoo zyrtarisht vazhdon kontratën me Man United
Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në V...