Sulmuesi i ri, Gonzalo García, pritet të jetë një nga largimet e mundshme të Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.
22-vjeçari e nisi sezonin me mjaft hapësira nën drejtimin e Xabi Alonso, por me kalimin e kohës humbi rolin e tij në ekip dhe aktualisht nuk konsiderohet zgjedhje e rëndësishme nga Álvaro Arbeloa.
Klubi madrilen synon ta shesë lojtarin gjatë verës, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e huazimit për të gjetur më shumë minuta në një tjetër skuadër. Ndërkohë, interesimi për të ka nisur të rritet.
Sipas mediave italiane, një nga klubet që po e ndjek nga afër situatën e tij është Juventus. Raportohet se gjiganti nga Torino ka kohë që e ka në listën e dëshirave sulmuesin e ri.
Madje, sipas “Tuttosport”, kontaktet e para mes Juventusit dhe Real Madridit për Gonzalon janë zhvilluar që në muajin janar, por pa ndonjë marrëveshje konkrete. Tani, klubi italian pritet të rikthejë interesimin për të tentuar transferimin e tij gjatë verës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...