Është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri, i dyshuari që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra kriminale.
“I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale ‘përfshirje në grup të strukturuar kriminal’. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas komunikatës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve dhe aktivitete të tjera ndërmjet institucioneve të dy shteteve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...