Numri i të vdekurve nga sulmi në plazhin Bondi të Sidneit është rritur në 11, konfirmoi kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns.
U konfirmua edhe se incidenti u karakterizua si një sulm terrorist.
Minns konfirmoi se një sulmues ishte midis 12 personave të vrarë, ndërsa një tjetër është në paraburgim.
Ai thotë se sulmi kishte në shënjestër komunitetin hebre në Sydney.
“Ajo që duhej të kishte qenë një natë paqeje dhe gëzimi u shkatërrua nga një sulm i tmerrshëm dhe i lig”, shtoi ai.
Presidenti izraelit Isaac Herzog reagoi gjithashtu ndaj sulmit, duke theksuar se ishte një sulm mizor ndaj hebrenjve.
Në kohën e sulmit, në plazhin Bondi po zhvillohej një aktivitet për të shënuar ditën e parë të festimit hebraik të Hanukkah.
“Motrat dhe vëllezërit tanë në Sidnei u sulmuan nga terroristë të ligë në një sulm shumë mizor ndaj hebrenjve që kishin shkuar për të ndezur qiriun e parë për Hanukkah në plazhin Bondi”, tha Herzog. /Telegrafi/
LEXO EDHE:
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...