Policia e Kosovës ka arrestuar dje, rreth orës 18:20, në fshatin Mazgit të Obiliqit një person të dyshuar për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prezantim të rremë si person zyrtar.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte duke drejtuar një veturë me targa vendore kur u ndalua nga njësiti policor. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.
I dyshuari është prezantuar si person zyrtar, duke pretenduar se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), mirëpo pas verifikimeve është konstatuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin