Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sot me slloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të 28 dhjetorit, “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të këmbëngulin në kërkesën për siguri, zhvillim dhe mirëqenie.
Pas kësaj kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se nuk do të ketë tërheqje nga përpjekjet për ndërtimin e një Republike më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Në një postim në Facebook, Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje nga përpjekjet për ndërtimin e një Republike më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
“Nuk do të heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët. Nuk do të lëshojmë pe nga përpjekja jonë për një Republikë më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Le të mos lëshojmë pe së bashku që Kosova të jetë shtet më i begatë për qytetarët e saj, ku përfitojnë të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Kurti.
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...