Ibrahim Makolli është emëruar në krye të delegacionit për bisedime për personat e zhdukur.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës, me ç’rast Ibrahim Makolli u emërua në krye të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të zhdukur që do të zhvillohen me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
“Paga e tij do të jetë sa paga e një zëvendësministri”, u tha në mbledhje nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala.
I kontaktuar nga KALLXO.com se kur do të nisë punë, Makolli tha se pret nga qeveria të informohet.
“Nuk kam asnjë informatë, pres nga qeveria të informohem, e më pas do të flasim prapë bashkë,” tha Makolli.
Ai bëri të ditur se që nga përfundimi i mandatit të ministrit ka përfunduar edhe aktivitetin e tij politik.
“Unë kam pushuar aktivitetin tim partiak në momentin kur kam përfundu mandatin e ministrit,” tha Makolli.
Ibrahim Makolli ishte ministër i Diasporës në qeverinë e kaluar.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin