Në fshatin Bellanicë të Malishevës, një mashkull kosovar ka raportuar në polici se është kanosur nga një person tjetër pas një fjalosjeje verbale që kishte ndodhur në një vendparkim.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit, njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 31 fishekë të kalibrit 7.62 dhe një fishek i kalibrit 7.41.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bellanicë , Malishevë 10.12.2025 ,15:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se në një vendparkim ka pasur një fjalosje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar, ku ai edhe ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 31 fishekë të kalibrit 7.62 dhe një fishekë te kalibrit 7.41 . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...