Policia ka njoftuar për një rast të kontrabandimit të kafshëve në afërsi të fshatit Dumnicë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është vërejtur duke transportuar disa kafshë dhe, në momentin kur ka parë patrullën policore, ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore.
Në mjetin e tij të lëvizjes (qerre) janë gjetur 21 krerë dele, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore.
I dyshuari më pas është paraqitur vetë në polici.
Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin po vazhdojnë./Arbresh.info
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...