Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për disa raste të veprës penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë periudhës nëntor 2025 – prill 2026 në qytetin e Ferizajt dhe në disa fshatra përreth.
Sipas njoftimit të policisë, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste si dyqane dhe fabrika në Sojevë, Babush, Dardani, Fshati i Vjetër dhe Komogllavë, ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë, shkruan Arbresh.info.
Hetimet, të cilat kanë përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e informacioneve në terren, kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit S. T. (35 vjeç), i cili dyshohet se ka tentuar të maskojë identitetin e tij gjatë kryerjes së veprave.
Më 25 prill 2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave penale.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, ndërsa ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për “vjedhje të rëndë”, ndërsa është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore./Arbresh.info
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...