Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka hedhur poshtë çdo spekulim për një largim të mundshëm të Michael Olise.
Francezi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Mynih dhe së fundmi është përfolur për një interesim të fortë nga Real Madrid, me një ofertë që thuhet se arrin deri në 160 milionë euro.
Megjithatë, drejtuesit e klubit gjerman janë të prerë në qëndrimin e tyre. Në një deklaratë për ZDF, Eberl theksoi se Olise është i paprekshëm dhe nuk ekziston asnjë mundësi për shitjen e tij.
“Olise është i paprekshëm. Nuk ka asnjë shans. Nuk e kemi menduar as për një sekondë. Për ne, nuk ekziston si opsion shitja e tij”, u shpreh Eberl.
Francezi ka një kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të vitit 2029.
Ai këtë sezon është një prej lojtarëve kryesor të Bayernit ku në 46 ndeshje ka realizuar 19 gola dhe 29 asistime.
Bayern këtë sezon ka siguruar trofeun e Bundesligës, si dhe ka fituar Superkupën e Gjermanisë, derisa është në rrugë të mirë për Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.
Në gjysmëfinalen evropiane luan ndaj Parisit, kurse në finalen e kupës do të përballet me Stuttgartit./Arbresh.info
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin