Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar organizimin e një tjetër aktiviteti kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s.
Rama theksoi se Shqipëria, krah Jordanisë, ka udhëhequr tryezën e madhe të drejtuesve të komuniteteve fetare të Ballkanit, një nismë që synon forcimin e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit rajonal.
“Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...