Në Pallatin e Rinisë dhe sporteve në Prishtinë nga data 15 deri më 20 dhjetor do të mbahet turneu memorial “Fadil Vokrri”.
Për të shtatin vit me radhë ky turne që mbahet për nder të legjendës “Fadil Vokrri”, pritet ti bashkojë të gjitha grupmoshat e reja nga çdo cep i Kosovës.
Përveç karakterit garues, turneu mbart një dimension të fortë emocional. Çdo ndeshje, çdo gol dhe çdo brohoritje në stadium përfaqëson kujtimin e një njeriu që la gjurmë të pashlyeshme si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Organizatorët theksojnë se synimi i turneut është të vazhdojë trashëgiminë e Vokrrit duke nxitur sportivitetin, disiplinën dhe dashurinë për futbollin tek gjeneratat e reja. Publiku pritet të shijojë ndeshje të forta, atmosferë festive dhe performanca të lojtarëve të rinj që shpresojnë të ecin në gjurmët e legjendës së futbollit kosovar.
Turneu Memorial “Fadil Vokrri” mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme sportive në kryeqytet, duke e kthyer Prishtinën për disa ditë në shtëpinë e futbollit, të kujtimit dhe të krenarisë.
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...