Pas dy fitoreve të mëdha me Bashkimin dhe Trepçën, Vëllaznimi ka njoftuar se lojtari Marques Warrick është larguar nga klubi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë bërë të ditur se lojtari ka marrë një ofertë nga një klub në Evropë, ku do të paguhet dëmshpërblimi për të, shkruan Arbresh.info.
“Për shkak të marrëveshjes së veçantë kontraktuale me lojtarin Marques Warrick, duhet të njoftojmë se rrugët tona ndahen këtu. Ai do të transferohet në një prej ligave të forta evropiane (me dëmshpërblim) dhe oferta për të ka qenë e parefuzueshme, andaj me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët me lojtarin, të cilin e falënderojmë për kontributin e deritanishëm në ekip dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjakovarët kanë bërë të ditur se shumë shpejtë do ta prezantojnë zëvendësuesin e tij.
“Shumë shpejtë ju njoftojmë për zëvendësimin e denjë të tij!”, përfundon klubi gjakovar.
Warrick ka qenë një prej lojtarëve kryesor të ekipit ndeshjet e fundit sidomos në dy përballjet me Bashkimin dhe Trepçën ku falë tresheve të tij gjakovarët siguruan dy fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë./Arbresh.info
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...