Gjilani ka konfirmuar se futbollisti Vokli Laroshi është mirë dhe që lëndimi i këtij të fundit nuk është serioz.
Ata para disa minutave kanw lwshuar njw komunikatw pwr media, lidhur me gjendjen e futbollistit tw tyre, i cili pësoi njw goditje tw rwndw nga futbollisti i Llapit, Axel Gnapi, shkruan Arbresh.info.
“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Vokli Laroshi ka pësuar një goditje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Llapit, si pasojë e një kontakti të pakontrolluar të lojtarit kundërshtar Alex Gnapi.”
“Menjëherë pas incidentit, ekipi mjekësor i klubit reagoi me shpejtësi, duke i ofruar ndihmën e parë në fushë, ndërsa për arsye sigurie dhe sipas protokolleve mjekësore, u vendos që portieri të zëvendësohej.”
“Pas kontrollit mjekësor të kryer menjëherë pas ndeshjes, gjendja e Voklit vlerësohet stabile dhe pa pasoja serioze, megjithëse vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, të cilat po monitorohen nga ekipi mjekësor.”
“Klubi konfirmon se lojtari do të vazhdojë trajtimin dhe pushimin e nevojshëm, ndërsa çdo zhvillim i mëtejmë mbi gjendjen e tij do të komunikohet në kohë. Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit”, thuhet në njoftim.
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum
Man United e “gjunjëzon” Arsenalin në “Emi...
Në lidhje për 5 vjet, Endri flet për raportin që ka me famil...
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...