Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Taulant Toma, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij. Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano.
Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh. Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij.
Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm. Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.
Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje lëvizjet e tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.
Ky është arratisja e katërt në “karrierën” e tij, megjithëse ai është kapur çdo herë.
Arratisja e fundit ishte në vitin 2013, kur u largua nga burgu i Parmës së bashku me një tjetër të burgosur. U arrestua në Belgjikë, por arriti të arratisej sërish disa muaj më vonë, deri në kapjen e tij në vitin 2015.
E para arratisje daton në tetor 2009 nga burgu i Ternit, për t’u kapur në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias. /Lapsi.al
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...