Një 37-vjeçar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pak pas mesnatës, pasi u plagos me armë zjarri në hyrje të qytetit të Beratit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi F. T. (Xh), banues në Berat, ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit mjekësor.
Ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/rtsh.al/
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...
Kërçeli: Opozita e ka në dorë nëse do ta mbështesë zgjedhjen...
Kapen para të dyshuara fals në Bërnjak, ndalohet një shtetas...