Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen e Meriton Ramadanit, 45 vjeç, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit së 5 dhjetorit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizimin për dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizimin që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit, së bashku me institucionet e tjera relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore. Për çdo informacion të ri, do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se rrethanat e vdekjes së Ramadanit janë duke u hetuar./Arbresh.info
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për një vrasje
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë