Një person që po hetohej në lidhje me një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit 2025.
Prokuroria ka hapur rast dhe po heton rrethanat që çuan në vdekjen e tij. Autoritetet janë duke pritur rezultatet e obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima u konstatua i vdekur rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së.
Sipas raportimeve të mediave, bëhet fjalë për 45-vjeçarin Meriton Ramadani nga fshati Miradi i Poshtëm. Ai ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së mbrëmjen e 4 dhjetorit, rreth orës 23:00, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore./Arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë