Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurë në stacionin policor në Ferizaj janë raportuar dy raste të vjedhjes në Ferizaj
Sipas njoftimit të policisë 31-vjeçari ka kryer vjedhje në në një market dhe vjedhjen e disa palë këpucëve në oborrin e një shtëpije.
“Rreth orës 20:04, në rrugën “Zenel Hajdini”, në një market, është raportuar vjedhja e disa artikujve ushqimorë. Ndërsa rreth orës 21:00, në rrugën “Lulzim Guta”, brenda oborrit të një shtëpie, është raportuar vjedhja e disa palë këpucëve.
Rreth orës 21:20, njësitet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin N.A. (31 vjeç), i cili pas intervistimit në Njësinë e Hetimeve, ka pranuar kryerjen e të dy rasteve të sipërpërmendura”, thuhet në njoftimin e polcisë.
Bazuar në provat, video-inçizimet dhe mënyrën e kryerjes së veprave, i dyshuari është intervistuar edhe për dy raste të tjera të vjedhjes të ndodhura më herët:
“Më 15.10.2025, në rrugën “Esat Mekuli”, kishte vjedhur disa palë këpucë;
Më 31.10.2025, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Xhaminë e Madhe në Ferizaj, kishte vjedhur pajisje elektronike të zërimit dhe këpucë”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjet dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastet vazhdojnë.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje