Sot do të ishte ditëlindja e 29-të e Diogo Jotës, dhe bota e futbollit vazhdon ta kujtojë me mall sulmuesin e talentuar portugez.
Klubi, tifozët dhe komuniteti futbollistik në tërësi kanë ndarë mesazhe prekëse kujtimi, duke nënvizuar ndikimin e jashtëzakonshëm që Jota pati si futbollist dhe si njeri.
Madje mëngjesin e sotëm, Liverpooli ka bërë një postim të vecantë në rrjetin social Facebook.
“Të gjithë dashurinë, mendimet dhe lutjet tona i drejtojmë bashkëshortes së tij, Rutes, fëmijëve, prindërve dhe gjithë familjes e miqve të tij, si edhe familjes së vëllait të tij, André,” thuhet në mesazhin ngushëllues.”
“Diogo Jota, i cili mbahet mend për shpirtin luftarak, profesionalizmin dhe numrin e tij ikonik 20, vazhdon të jetojë në zemrat e tifozëve kudo në botë.”
“Përgjithmonë në kujtimet tona. Përgjithmonë numri 20”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Jota vdiq me 3 korrik në një aksident trafiku në veri të Spanjës së bashku me vëllain e tij Andren./Arbresh.info
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme