Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Ky takim konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike.
“Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të mbrojtjes e sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar dhe i angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive. Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s. Ne mbetemi të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkroi ajo./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot