Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka vlerësuar se Kylian Mbappe përveç golave, po luan një rol të madh brenda ekipit.
Ylli francez është në një formë të jashtëzakonshme, ku ka shënuar njëzet e tre gola në nëntëmbëdhjetë ndeshje në të gjitha garat, përfshirë katër golat e javës së kaluar ndaj Olympiacos në Champions League. Në një periudhë ku Real Madridi po lufton për stabilitet, Mbappe është shndërruar në figurën kryesore të skuadrës.
“Ai ka qenë fantastik individualisht, duke e ndihmuar ekipin shumë. Nuk është vetëm çështje golash, por ai sjell lidership, ndikim dhe i motivon bashkëlojtarët, gjëra shumë të rëndësishme çdo ditë”, ka thënë trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Athletic Bilbao./rtk
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...