Konferenca e planifikuar në Egjipt për rindërtimin e Gazës duhet të zhvillohet sa më shpejt, pasi kushtet humanitare në territorin palestinez mbeten katastrofike, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.
“Ne jemi të angazhuar në këtë proces dhe e inkurajojmë Egjiptin të ftojë pjesëmarrësit në konferencë tani”, tha Wadephul gjatë një takimi në Berlin me homologun egjiptian, Badr Abdelatty.
“Gjermania është gati të marrë pjesë dhe të mbështesë rindërtimin”, shtoi ai.
Abdelatty u shpreh se Egjipti po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara për të caktuar një datë për konferencën.
”Roli i SHBA-së”, theksoi ai ”është i rëndësishëm, pasi rindërtimi është një element kyç i planit të paqes së presidentit amerikan Donald Trump. Detyra mbetet vendosja e prioriteteve të duhura, sepse koha po kalon”.
Rreth shtatë javë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të brishtë mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, incidentet vdekjeprurëse vazhdojnë çdo ditë në enklavën e shkatërruar.
Wadephul theksoi se çarmatosja e Hamasit mbetet thelbësore.
Ai i bëri thirrje Izraelit të respektojë armëpushimin dhe të lejojë më shumë ndihma humanitare të hyjnë në territor.
Gjatë takimit, Wadephul dhe Abdelatty nënshkruan një deklaratë të përbashkët për nisjen e një dialogu strategjik në nivel ministrash të Jashtëm, me synimin për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Dialogu do të zhvillohet çdo dy vjet, duke u alternuar mes Egjiptit dhe Gjermanisë.
Ai do të fokusohet në tema me interes të përbashkët, si stabiliteti rajonal, bashkëpunimi për migracionin dhe lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit./rtk
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...