Në raste të ndara, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve, dyshohen se janë përfshirë në kanosje
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara.
Ata dyshohen se janë përfshirë në kanosje.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve për dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë. Lidhur me rastin e parë IPK kishte pranuar informacione dhe është duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes. Edhe në rastin tjetër që është raportuar në Fushë Kosovë, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes. Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale “Kanosje”.”
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...