Miratimi i kredisë së dëmshpërblimeve për Ukrainën do t’i japë Bashkimit Evropian më shumë ndikim në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas në përgjigje të paralajmërimeve të fundit nga kryeministri belg.
“Kjo patjetër do ta forcojë pozicionin evropian përballë Moskës, kjo është shumë e qartë. Ne duhet të ecim përpara me këtë”, tha Kallas të hënën pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së.
Kredia, argumentoi ajo, do të dërgojë një mesazh të trefishtë në këtë fazë të procesit.
“Për Ukrainën, se jemi aty për t’i ndihmuar ata të mbrohen. Mesazhi i dytë për Moskën, se ata nuk mund të mbijetojnë më shumë se ne. Dhe mesazhi i tretë është për Uashingtonin, se po ndërmarrim hapa shumë të fortë dhe shumë të besueshëm”, tha ajo.
Rusët “nuk duan që kjo kredi dëmshpërblimi të ndodhë. Prandaj, përgjigjja jonë duhet të bëjë pikërisht të kundërtën”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, kredia për dëmshpërblime është një nga tre opsionet e paraqitura nga Komisioni Evropian për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...