Hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdën e veprimeve operative dhe hetimore, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.
Policia njofton se nga provat dhe informacionet e siguruara gjatë hetimit, dyshohet se i dyshuari gjatë muajit nëntor, në intervale të ndryshme kohore, në dy raste ka kryer vjedhje të sasisë së naftës, ku i dyshuari kishte vjedhur naftë nga gjeneratori i ankuesit.
“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...