Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, për zjarrin është hapur shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është iniciuar rast penal.
Policia ka bërë të ditur se një grua është intervistuar nën cilësinë e të dyshuares, por e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kojsk, Lipjan / 30.11.2025 – 15:40. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me një zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar dy dëshmitar kosovar të cilët kishin pësuar lëndime nga zjarri dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, lidhur me zjarrin inicohet shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është inicuar rast dhe e dyshuara kosovare pasi është intervistuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...