Një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Florida ishte “shumë produktiv”, tha sekretari i shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, por mbetet ende punë për t’u bërë drejt përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ka shumë aspekte të lëvizshme dhe padyshim që ka një palë tjetër të përfshirë këtu që do të duhet të jetë pjesë e ekuacionit dhe kjo do të vazhdojë më vonë këtë javë, kur [i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff të udhëtojë për në Moskë, megjithëse ne kemi qenë në kontakt në shkallë të ndryshme edhe me palën ruse, por kemi një kuptim mjaft të mirë të pikëpamjeve të tyre gjithashtu”, tha ai.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas biseduan për afërsisht katër orë.
Më vonë këtë javë, i dërguari special i Trump, Witkoff, do të udhëtojë për në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin, shkruan Reuters
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...