Izmir Zeqiri, aktualisht kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se tashmë është koha që t’ia dorëzojë detyrën e tij kandidatit të Listës Serbe, Millosh Peroviq, që ka fituar në këtë qytet në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se është i gatshëm që të bëjë detyrën e pranim-dorëzimit, siç e kërkojnë ligjet e Republikë së Kosovës.
“Sifdat në ardhje janë sepse e dini që tanimë në këto zgjedhjet e fundit lokale fituese ka dalë Lista Serbe dhe natyrisht, proceduralisht që këtë zhvillim që ka qenë demokratik, që numerikisht Lista Serbe është më e madhe”.
“Prandaj, tani kemi ardhur në fazën që ata duhet të thërrasin Kuvendet për të dhënë betimet dhe më pastaj të bëhet pranim-dorëzimi i detyrave siç e kërkojnë procedurat”.
“Unë që nga fillimi kam qenë dhe jam i gatshëm që t’i bëjmë proceduralisht pranim-dorëzimin e detyrave ashtu siç e kërkojnë ligjet dhe protokolli e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zeqiri.
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri