
Screenshot
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 15-t në Superligën e Kosovës në futboll, ku nuk kanë munguar befasitë.
Derbin e kësaj jave mes Dritës dhe Ballkanit e fituan suharekasit me rezultat 2-3, shkruan Arbresh.info.
Fitore të madhe shënoi sot edhe Dukagjini në udhëtim tek Llapi, 0-1.
Ndërsa serinë e fitoreve e vazhdoi edhe Malisheva e cila mposhti në udhëtim Ferizajn, 0-2.
Në takimet e luajtura dje, ishte befasia më e madhe e kësaj xhiroje, ku Prishtina e Re e mposhti Prishtinën 4-1 dhe e rrëzoi nga liderishipi.
Kurse e vetmja sfidë që nuk prodhoi gol ishte ajo mes Drenicës e Gjilanit e cila u mbyll 0-0.
Pas këtyre rezultateve në Superligë ka një lider të ri dhe është Ballkani me 26 pikë aq sa ka edhe Prishtina e Dukagjini. E katërta renditet Drita me tri më pak.
Pozitën e pestë pas kësaj jave e mban Malisheva me 22 sosh, kurse Llapi është i gjashti me 20.
Gjilani është i shtati me 19 pikë, dy më pak ka Drenica e cila pozicionohet e teta, telsa i nënti është Ferizqj me 15 sosh.
Renditjen tabelare e mbyll Prishtina e Re me 14 pikë të grumbulluar pas 15 xhirosh./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia