Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar pesë persona në fshatin Berberisht të Leposaviqit për posedim të armëve të gjuetisë pa leje.
Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë armë, përfshirë pesë pushkë gjuetie dhe një pushkë karabinë, si dhe 86 fishekë të llojeve të ndryshme, katër rrethatore për fishekë dhe dokumente të armëve.
Sipas Policisë, personat janë shoqëruar në Stacionin Policor të Leposaviqit, ku janë intervistuar në praninë e avokatëve, dhe më pas janë liruar sipas procedurës.
Armët janë sekuestruar, ndërsa rasti është referuar Prokurorisë së Shtetit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Policia apelon tek qytetarët që të mos dalin në gjueti pa leje të vlefshme dhe të respektojnë ligjin në çdo rast.
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...