Policia e Kosovës njofton se një grua është raportuar e zhdukur që nga data 27.11.2025 në Prishtinë.
Vëllai i viktimës ka raportuar se motra e tij ka ardhur me autobus nga një shtet tjetër dhe ka zbritur në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Nga ai moment kanë humbur lidhjet me viktimën dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë/ 27.11.2025. Me 29.11.2025 ankuesi m/k, ka raportuar se motra e tij viktima f/k, ka ardhur me autobus nga një shtet tjetër dhe ka zbritur në Prishtinë. Nga ai moment i kanë humbur lidhjet me viktimën dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...