Xhiro e 15-të në Albi Mall Superligë ka filluar të shtunën me dy ndeshje që u zhvilluan, derisa sot në program janë edhe tre të tjera për t’u luajtur.
Padyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Ballkani, dy rivalë të mëdhenj viteve të fundit për titullin.
Të dyja skuadrat kanë nga 23 pikë në renditje, tre më pak se Prishtina, por që Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar se suharekasit dhe kryeqytetasit.
Kampioni në fuqi i Kosovës vije në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon një tjetër tre pikësh, kësaj radhe për kreun e renditjes.
Në anën tjetër Ballkani pas dy humbjeve radhazi me trajnerin e ri kërkon këndelljen në Gjilan.
Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi pret Dukagjinin.
Ndërkohë në Ferizaj, Ferizaj është nikoqir i Malishevës.
Të tre sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...