Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur.
Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës.
“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, “ju lutem konsiderojeni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS SI TË MBYLLUR PLOTËSISHT”.
Deklarata vjen në kohën kur administrata e Trumpit po e shton presionin ndaj Venezuelës me një dislokim të madh ushtarak në Karaibe, që përfshin aeroplanmbajtësen më të madhe në botë.
Uashingtoni thotë se synimi është frenimi i trafikut të drogës, por Karakasi këmbëngul se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i regjimit në Venezuelë.
Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër më shumë se 20 anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga fillimi i shtatorit, duke vrarë më shumë se 80 persona.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Nicolas Maduro nga Venezuela, gjatë një takimi në rezidencën e Putinit në periferi të Moskës më 2015.
Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i fushatës dhe dislokimit ushtarak.
The New York Times raportoi të premten se dy udhëheqësit kishin folur me telefon javën e kaluar dhe kishin diskutuar për një takim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.
Raportimet për bisedën telefonike midis Trumpit dhe Maduros doli një ditë pasi presidenti amerikan tha se së shpejti do të nisin operacionet tokësore për të ndaluar trafikun e drogës nga Venezuela, duke rritur edhe më shumë tensionet me Karakasin./rel
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...