Ka kaluar një vit nga shpërthimi i fuqishëm në kanalin Ibër-Lepenc në fshatin Varragë, në pjesën veriore të Kosovës, dhe ende nuk janë zbuluar plotësisht autorët e ngjarjes.
Incidenti ndodhi më 29 nëntor 2024 dhe u cilësua nga autoritetet e Kosovës si një akt terrorist. Qeveria e Kosovës e akuzoi Serbinë për organizimin e shpërthimit, por Beogradi i mohoi këto akuza.
Autoritetet ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kanë deklaruar se deri më tani nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt Beogradin me ngjarjen. Agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë përfshirë në hetimet që po zhvillohen.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se rasti vazhdon të hetohet.
Autoritetet kanë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me shpërthimin dhe kanë sekuestruar armë dhe eksplozivë. Megjithatë, deri më tani vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë dërguar në paraburgim.
Dëmi material nga shpërthimi është vlerësuar rreth 400 mijë euro./Arbresh.info
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...