Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot popullin shqiptar me rastin e Ditës së Çlirimit të vendit. Ai ka theksuar se kjo ditë historike simbolizon vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti shqiptar dhe sakrificat e brezave që luftuan për liri.
Në mesazhin e tij, presidenti Begaj u përkul me nderim para dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore dhe gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun.
“Dje, sot dhe përgjithmonë besnikë ndaj të njëjtave vlera,” ka shkruar ai, duke theksuar se guximi, qëndresa dhe gjaku i derdhur nga ata që sakrifikuan për Shqipërinë janë themelet e lirisë së sotme.
Begaj shtoi se mirënjohja për këtë sakrificë nuk është vetëm kujtesë historike, por edhe një detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...